Ekipi Ynë

Njihuni me Skuadrën

Është e rëndësishme për ne që mësuesit tanë të kenë përvojë praktike, ndaj si pjesë të stafit kemi programues në kompani të mëdha IT, mësues për programin After School si dhe disa nga studentët më të mirë të universiteteve kryesore në Shqipëri.

Megi Trashani
Shefe Ekzekutive

Megi Trashani

Coddy School Tirana

Megi është CEO e Coddy School Tirana, ku po realizon ëndrrën e saj për të mësuar dhe frymëzuar fëmijët në botën e informatikës dhe teknologjisë. Ka studiuar Juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master, dhe është e licencuar si juriste. Me mbi nëntë vite eksperiencë në sektorin bankar dhe ligjor, Megi ka zhvilluar aftësi të forta analitike, organizative dhe drejtuese. Në Coddy, ajo ndërthur përvojën e saj profesionale me pasionin për inovacionin, duke ndërtuar një mjedis mësimor frymëzues dhe bashkëkohor që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë kreativitetin, logjikën dhe vetëbesimin e tyre digjital.

Lediana Horanlli
Koordinatore

Lediana Horanlli

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në degën "Gjuhë - Letërsi" dhe është e specializuar në Master për Mësuesi. E certifikuar në trajnimin "Edukimi i aftësive për jetën, zbulimi i potencialit të nxënësve dhe orientimi i tyre drejt karrierës". Gjithashtu e trajnuar në "Metodologjinë e punës didaktike me nxënës me vështirësi në të nxënë". Për të është shumë e rëndësishme të dëgjojë çdo mendim që kanë fëmijët dhe t'i udhëzojë ato duke u falur ngrohtësi.

Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.

Bora Abazaj

Bora Abazaj

Instruktore

Programi: Coding

E diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Bora zotëron çertifikime dhe specializime të shumta. Me përvojë 8-vjeçare në Teknologjinë e Informacionit dhe aktualisht duke punuar në Departamentin e IT në Policinë e Shtetit, ajo sjell njohuritë e saj të thelluara pranë Coddy-t.

Programimi në Front End është art në lëvizje – një përzierje mes logjikës dhe dizajnit që sjell jetën e çdo faqeje në internet.

Teuta Çelmeta

Teuta Çelmeta

Mësuese

Programi: After School

Për Programin pas-shkollor, është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe e licencuar për mësimdhënie në Lëndët Shkencore. Me specializime dhe certifikime të ndryshme, vjen pranë CODDY-t me një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie.

Një fëmijë, një mësues, një libër e një laps mund të ndryshojnë botën.

Graciela Bixheku

Graciela Bixheku

Instruktore

Programi: Coding

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në fushën e Informatikës Ekonomike dhe është e specializuar me Master Shkencor për Siguri Kibernetike. Me eksperiencë tre vjeçare në IT dhe certifikime të shumta, Graciela është e përkushtuar të ndihmojë çdo fëmijë të zhvillojë aftësitë teknologjike me besimin se teknologjia është forca që formëson të ardhmen.

E ardhmja u përket atyre që guxojnë të mësojnë sot për të ndërtuar nesër.

Lion Tara

Lion Tara

Instruktor

Programi: Coding

I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore (Universiteti i Tiranës), dega "Informatikë". Ka eksperiencë tre vjeçare në zhvillimin e aplikacioneve web, është i certifikuar në Microsoft Dynamics dhe ka aftësi në web design, programe Adobe për editim, dizajnim, animacion dhe art digjital. Qëllimi i Lionit është të ndërthurë kreativitetin me teknologjinë.

Code is just a tool—your imagination is the real game engine!

Rajna Deliu

Rajna Deliu

Instruktore

Programi: Coding

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në fushën e Informatikës Ekonomike dhe disponon certifikime të shumta në teknologji, duke sjellë kështu një përvojë të pasur dhe njohuri të thella për nxënësit e saj. Me besimin e fortë në potencialin e çdo fëmije, Rajna është e përkushtuar t'i ndihmojë ata të eksplorojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre teknologjike.

Teknologjia është arti i mundësive. Mos e ndalni kurrë imagjinatën dhe vazhdoni të eksploroni! 🧠💻

Maria Goga

Maria Goga

Mësuese

Programi: After School

E diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, në degën "Gjuhë - Letërsi". Me një eksperiencë 4-vjeçare në institucione të arsimit fillor dhe në programet pas shkolle, bëhet pjesë e Coddy School Tirana në rrugëtimin më të rëndësishëm që ndërmarrin fëmijët tuaj, atë të edukimit.

Pas çdo fëmije që beson në vetvete, është një mësues që pati besim tek ata që prej fillimit.

Vlerat Tona

Arsim Cilësor

Ofrojmë arsim të nivelit ndërkombëtar

Profesionalizëm

Instruktorë të trajnuar dhe të certifikuar

Bashkëpunim

Nxisim punën në grup dhe komunikimin

Dëshironi të bashkoheni me ekipin?

Nëse jeni të apasionuar pas mësimdhënies dhe teknologjisë, na kontaktoni!

coddyschooltirana@gmail.com